Gonzalo Higuain ka qenë i lidhur ditëve të fundit me një kalim te Athletic Bilbao, por drejtori sportiv i klubit, Rafa Alkorta e ka përjashtuar këtë mundësi.
Raportimet në ditët e fundit shkruanin lojtari kishte një gjysh bask dhe mund të largohej nga Juventusi për të u kthyer në La Liga.
Higuian ka lindur në Francë dhe është rritur në Argjentinë, ndërsa gjyshi i tij bask kishte emigruar në Argjentinë para shumë kohësh.
“Në mënyrë që të nënshkruajë për ne një lojtar, duhet të ketë lindur ose të jetë formuar si lojtar këtu”.
“Nëse nuk i keni këto që kërkon me rregulla, atëherë nuk llogaritet. Nuk e di nëse një ditë ato rregulla mund të modifikohen, por tani për tani, ato janë”, ka thënë Rafa Alkorta për Onda Cero.
Bilbao gjatë gjithë ekzistimit të klubit ka luajtur vetëm më lojtarë baskë dhe vazhdon të bëjë këtë gjë edhe tani. /Telegrafi/