Drejtori i Barcelonës, Ariedo Braida, ka thënë se klubi nuk e ka në plan të bëjë ofertë për mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba.
E ardhmja e francezit në Old Trafford është vënë në dyshim për shkak të mosmarrëveshjeve të tij me trajnerin Jose Mourinho në sezonin e kaluar, i cili disa herë e kishte lënë lojtarin në bankën rezervë.
Fituesi i Kupës së Botës është lidhur me një rikthim te Juventusi, si edhe me një kalim te Blaugranët.
Pogba i shtoi akoma më shumë thashethemet pas ndeshjes kundër Leicester Cityt, në të cilën e shënoi njërin nga dy golat e Djajve të Kuq.
“Ka gjëra që mund t’i them dhe ka gjëra që nuk mund t’i them, përndryshe do të gjobitesha”, u kishte thënë ai gazetarëve kur u pyet se ai ndihej komod te Unitedi.
Mirëpo, përkundër të gjitha thashethemeve, Braida thotë se Barca nuk e ja në plan të bëjë ofertë për mesfushorin.
“Nuk mendoj se do të bëjmë ofertë për Pogban, por ai është lojtar i shkëlqyer”, ka thënë drejtori i Barcës për Radio Sportiva. /Telegrafi/