Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Mitrovicës, Drita Kadriu ka thënë se rreth 38% e nxënësve nuk kanë tekste shkollore.
Në postimin e bërë në Facebook, ajo thotë se mësimdhënësit nuk duhet dënuar nxënësit që nuk kanë tekste shkollore, transmeton Telegrafi.
“Informatë: Të dhënat e mbledhura nga shkollat, ( përjashtuar 6 shkolla), tregojnë se 38% të nxënësve nga klasët 1-5, ende nuk janë pajisur me tekste shkollore. Mësimdhënës, mos i dënoni nxënësit (me ndejt në një këmbë), për mungesë tekstesh”, thotë ajo.
Ndryshe, edhe para disa ditësh kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rrahman Jasharaj ka kërkuar nga të gjithë mësimdhënësit që të mos largojnë nga klasa nxënësit që nuk kanë tekste shkollore.
“Paska ndonjë mësimdhënës që po iu bën presion nxënësve, që nëse nuk kanë tekste shkollore se do t’ largojnë nga ora. Të bëjmë apel, që mësimdhënësit e Kosovës të mos i largojnë nga klasa nxënësit që nuk kanë mjete shkollare. Uroj të mos kemi situata të tilla më”, kishte deklaruar ai. /Telegrafi/