Kryetari i të ashtuquajturit Komision Parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun thotë se është e qartë se gjendja e para vitit 1999 nuk mund të kthehet, por paralajmëron se në qoftë se nuk bëjnë diçka serbët së shpejti një flamur i Shqipërisë së Madhe do të jetë në afërsi të majës së Pançiqit në Kopaonik.
Duke folur për samitin e fundit në Berlin, Drecun tha se kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron donin të tregonin se mund të punonin më me efikasitet sesa administrata evropiane.
“Makron dhe Merkel kanë përjetuar një surprizë të pakëndshme për shkak se ata nuk prisnin nga shqiptarët për sjelljet e tilla. Rezultati i vetëm i takimit ishte shpallja e një takimi të ri në korrik. Megjithatë, të gjitha këto iniciativa janë duke ndihmuar në këtë proces”, tha Dracun për televizion publik të Serbisë, përcjell Telegrafi.
Ai thotë se situata e para vitit 1999 nuk mund të kthehet.
“Kjo nuk është çështja nëse ata japin diçka, ata tashmë kanë ndihmën e NATO-së dhe kanë marrë një pjesë të territorit dhe besimi se diçka do të ndryshojë në nivel ndërkombëtar është naive dhe sipas procesit që po ec, së shpejti do ta kemi flamurin e Shqipërisë së Madhe në majën Pançiqit në Kopaonik”, ka thënë ai. /Telegrafi/