Telegrafi

Draxleri priti deri në minutën e fundit transferimin te Barcelona

Julian Draxler iu ka thënë shokëve të tij të kombëtares së Gjermanisë se priti Barcelonën deri në minutën e fundit për ta transferuar, thonë raportet e mediave në Spanjë.

Lojtari i Paris Saint-Germain ishte një nga shumë emrat e lidhur me një kalim në Camp Nou këtë verë dhe thashethemet u forcuan pas dështimin për transferimin e Angel Di Maria dhe Philippe Coutinho.

Lexo po ashtu PSG në hall të madh - Dëshiron të shes lojtarë, por asnjëri nuk largohet (Foto)

Sipas El Mundo Deportivo, 23-vjeçari gjerman – i cili u bashkua me parisianët nga Wolfsburg vetëm në janar të këtij vitit – pranoi ëndrrën e tij për të kaluar në Camp Nou.

Asnjë burim apo citat nuk u përfshi në raport, megjithëse Barça thuhet se nuk ishte i interesuar për shkak të ‘arsyeve teknike’, në një rast të ngjashëm me mesfushorin e Nice, Jean Michael Seri.

Largimet e Grzegorz Krychowiak, Jese Rodriguez dhe Blaise Matuidi mund t’i lejojnë Draxlerit më shumë mundësi në ekipin e parë në Parc des Princes këtë vit. /Telegrafi/