Dy pasagjerë që ishin në aeroplanin që po udhëtonte nga Nju Jorku drejt Atlantas, kishin hapur derën derisa fluturakja ishte në lëvizje në pistë, duke u lëshuar “nga tobogani”.
Incidenti ka ndodhur të shtunën në aeroportin La Guardia në Nju Jork, e pas këtij veprimi pasagjerët janë kapur nga autoritetet e rendit, transmeton Telegrafi.
Fluturakja është rikthyer në pistë, e pasagjerët tjerët janë liruar disa minuta më vonë që të vazhdojnë rrugëtimin e tyre.
Në anën tjetër, inxhinierët dhe punëtorët teknik kanë analizuar në detaje aeroplani për t’u siguruar që mund të rikthehet në përdorim. /Telegrafi/