Një aeroplan komercial Cesna sot krijoi një kaos të vërtetë në pjesën perëndimore të Evropës, ku si pasojë është rrëzuar në det në brigjet e Letonisë.
Aeroplani fillimisht kishte humbur lartësinë nga 11 kilometra kishte zbritur në gjashtë, ku për 20 minuta u “sorollat” dhe më pas u rrëzua në det, transmeton Telegrafi.
Mediat daneze raportojnë se brenda fluturakes ishin katër persona, ku nga frika se mund të ndodhë diçka e keqe, forcat ajrore gjermane kishin ngritur në ajër aeroplanët luftarak të tipit Tornado, që u shoqëruan nga aeroplanët e tjerë luftarakë të forcave daneze F-16.
https://twitter.com/GDarkconrad/status/1566482218591068161?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1566482218591068161%7Ctwgr%5Efdb157868327cf1df700a2889e73ac91d99345de%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F4004013%2Fnovi-detalji-oko-tragedije-cesne-na-baltiku-posada-prijavila-po-poletanju-problem-sa-pritiskom-u-kabini-stradale-cetiri-osobe
Aeroplani pak para orës 19:00 ka dalë nga hapësira ajrore e Gjermanisë dhe fluturoi shumë pranë brigjeve të Suedisë.
Ajo çfarë dihet siç raporton Bild, është që fluturakja ka fluturuar nga aeroporti Hreze në jug të Spanjës dhe për destinacion kishte Kolnin.
OEFGR is now sub 10,000 feet and dropping fast. Terrible thing to watch in real time. pic.twitter.com/8PKnqvbLCh
— The Intel Crab (@IntelCrab) September 4, 2022
Megjithatë, me të dalë nga hapësira ajrore e Spanjës, kontakti me këtë fluturake është humbur. Çfarë ka ndodhur brenda kabinës së aeroplanit mbetet e panjohur. Sipas agjencisë suedeze të lajmeve TT, thuhet se ka persona kishin qenë brenda.
Në anën tjetër rojet bregdetare të Suedisë janë në gjendje të gatishmërisë, dhe se tashmë kanë dërguar helikopter për ta ndjekur nga afër situatën. /Telegrafi/