Telegrafi

Dramatike: Vetura shtypi babanë që shpëtonte fëmijën e tij në rrugë (Video)

Diku në Ukrainë, është regjistruar momenti kur babai shtypet nga vetura, ndërsa po përpiqej të shpëtonte fëmijën e tij.

Djaloshi që ishte afër rrugës, fillon të vrapojë, ndërsa kishte shumë vetura në lëvizje.

Kur djali del në asfalt, atij i shkon pas babai dhe arrin ta kap, por nuk kishte kohë ta largojë nga rruga, vetëm ta shtyjë pak, transmeton Telegrafi.

Në videon e postuar më poshtë, shihet kur vetura e shtypë burrin dhe e hedh në pjesën anësore të rrugës.

Për fat të mirë, ai ka shpëtuar vetëm me lëndime të lehta. /Telegrafi/