Telegrafi

Dramatike: Vetëtima godet asfaltin, pak centimetra larg veturës (Video)

Në Melburn të Australisë, një shofer ka qenë me fat, sepse i ka shpëtuar vetëtimës që goditi në afërsi.

Vetura ngjyrë gri ishte duke lëvizur në trafik, kur qëlloi vetëtima, si një sulm me armë, transmeton Telegrafi.

Me fat sidomos kanë qenë udhëtarët në veturën ku është bërë regjistrimi, që ishin vetëm pak metra larg. /Telegrafi/