Telegrafi

Dramatike: Treni përplaset, me kamionin që hyri në dritë të kuqe (Video)

Në Frydek-Mistek të Çekisë, një shofer kamioni e ka injoruar dritën e kuqe në semafor.

Kjo ka bërë që rimorkio e trenit të ndahet në dysh, pasi është goditur nga treni i udhëtarëve.

Sikur kamioni të hynte vetëm pak sekonda më vonë, treni do të godiste kabinën dhe pasojat do të ishin fatale, transmeton Telegrafi.

Përpos 30 mijë eurove dëme, shoferi ka marrë vetëm lëndime të lehta, kurse asnjë nga 80 udhëtarët e trenit nuk kanë marrë ndonjë lëndim.

Këtë regjistrim e kanë plasuar autoritetet e sigurisë në vend, për të rritur kujdesin ndaj ndalesave në trafik. /Telegrafi/