Në Nebraska të Shteteve të Bashkuara, Policia patrulluese kishte vërejtur diçka të dyshimtë tek një kamion me 18-rrota.
Ata janë pas dhe kërkuan nga shoferi të ndalonte, por kjo ishte e kotë.
Me të vërejtur se koka e shoferit ishte në timon, u kërkua që të lirohej rruga nga automjetet për t’u bërë përpjekje të shumta që të ndalonin kamionin, transmeton Telegrafi.
Në videon e plasuar më poshtë, mund të shihet momenti kur shoferi ndalon dhe kontrollin mbi të e merr një polic.
Mësohet se shoferi që ishte i sëmurë nga diabeti, kishte përjetuar një sulm dhe i kishte rënë niveli i sheqerit në gjak që për pasojë ndikoi në humbjen e kontrollit. /Telegrafi/