Telegrafi

Drake poston foto në krahët e Taylor Swift – nxit spekulimet se dyshja po vijnë me një bashkëpunim

Drake i befasoi fansat të hënën mbrëma (18 prill) kur postoi një foto të paparë më herët me Taylor Swift.

Së bashku me imazhe të tjera 35-vjeçari ndau një të tillë duke përqafuar këngëtaren nga pas, ndërsa ajo e mbante për krahun e tij.

Artisti i lindur në Toronto shkroi në mbishkrimin: “Ata janë shumë të butë për të kuptuar kuptimin e punës së vështirë”.

Foto: Drake/Instagram

Një fans shkroi në koment: ‘bashkëpunimi i Drake dhe Taylor po vjen’.

Një fansa tjetër shkroi, ‘oh Taylor Swift dhe Drake janë gati të thyejnë internetin’.

Fotoja dukej se ishte e vjetër, pasi të dy muzikantët kishin modele flokësh të ndryshme – Drake me stil të shkurtër klasik por aktualisht ka gërsheta.

Foto: Drake/Instagram

Në postim Drizzy ndau foto më të reja, duke përfshirë një foto të djalit të tij katërvjeçar Adonis dhe disa të tij.

Në një imazh, pozoi në një plazh, duke qëndruar përpara vijës bregdetare ndërsa dielli perëndonte pas tij.

Imazhi i Adonisit – të cilin ai e ka me artisten franceze Sophie Brussaux – tregonte flokë bionde me gërsheta të ngjashme me të babait të tij.

Lexo po ashtu Konfirmohet veprimi bizar i Drake për të mos i lejuar femrat të përfitojnë nga marrëdhënia me të dhe të mbeten shtatzënë

Postimi i tij vjen pasi kompozitori ndoqi një lojë të Toronto Raptors së bashku me artistin muzikor Baka Not Nice.

Ndërkohë, mbetet të shihet nëse Drake dhe Taylor po vijnë në një bashkëpunim të ri muzikor. /Telegrafi/