Telegrafi

Drake ka vënë një bast masiv për duelin Joshua – Ngannou, fansat kanë frikë se ‘mallkimi’ i tij do godasë përsëri

Reperi kanadez Drake është bërë përsëri temë, pasi kësaj radhe ka vendosur një bast masiv për duelin mes Anthony Joshua – Francis Ngannou që do të zhvillohet të shtunën rreth orës 00:20 me kohën tonë lokale.

Joshua ka marrë tri fitore nga tri duele sa i ka zhvilluar gjithsej në 2023, ndërsa duket i përgatitur që të bëjë një rikthim të fuqishëm në duelin që mikpritës do të jetë Arabia Saudite.

Në anën tjetër, Ngannou ka marrë pjesë vetëm në një përballje profesionale të boksit, duke humbur ndaj Tyson Furyt në tetor, duel ky që kishte shkaktuar polemika të mëdha për faktin se shumë persona mendonin se fitorja i kishte takuar Ngannout.

Përkundër mungesës së eksperiencës, Drake ka vënë bast se Ngannou do të jetë më i mirë në duelin me Joshuan dhe do ta mposht atë.

Lexo po ashtu LIVE: Gjithçka në kohë reale rreth super përballjes Joshua-Ngannou

Artisti i njohur ka vënë një bast në vlerë rreth 615 mijë euro që Ngannou të jetë fituesi i këtij i këtij takimi. Në rast se Ngannou del fitues i këtij dueli atëherë Drake do të fitonte hiq më pak se 1.9 milionë euro.

Joshua vs Ngannou: Çfarë është “Mallkimi i Drake”?

Ka një besim në internet se shumica e atletëve që Drake i mbështet dhe vendos bastin për fitoren e tyre, ata në fund pësojnë humbje.

Viktima e fundit e ‘Mallkimit të Drake’ ishte kampioni i peshave të mesme Sean Strickland, pasi Drake kishte postuar një fotografi në rrjetet sociale ku kishte bërë të ditur se ka vendosur një bast të madh në favor të fitores së Strickland.

Në fund, Strickland e humbi titullin e peshave të mesme në përballjen ndaj Dricus du Plessis.

Drake gjithashtu kishte vënë një bast në vlerë prej 1.2 milionë eurosh që YouTuberi Jake Paul të fitojë duelin ndaj Tommy Furyt, por Fury në fund doli fitues pas vendimit të jurisë./Telegrafi/