Drake është paditur nga një grua amerikane, e cila pretendon se reperi është babai i vajzës së saj.
Siç transmeton Top Channel, në dokumentet e publikuara nga MediaTakeOut, gruaja deklaron se vajza e saj dyvjeçare është fëmija i këngëtarit të famshëm të hip-hopit.
Njëherësh, ajo ka treguar se ka biseduar me Drake, i ka treguar për vajzën dhe ai ka rënë dakord për testin e ADN-së.
Mediat raportojnë se reperi ka pranuar të paguajë një shumë prej 15 mijë dollarësh në muaj për fëmijën derisa të dalin rezultatet e ADN-së. /Telegrafi/