Site icon Telegrafi

Drake falënderon Kanyen përkundër konfliktit që po kalojnë

Përkundër konfliktit të tyre dhe acarrimit të marrëdhënieve, Drake ende ka respekt për Kanye West.

Kur ka reflektuar në mixtape të tij, në 10 vjetorin e lansimit të “So Far Gone”, reperi ka falënderuar shumë njerëz të karrierës së tij.

Ajo që ra në sy ishte falënderimi për Kanye West.

“Kanye një dekadë më parë kam bërë rep mbi instrumentalet tua sepse ke bërë këngët më të mira. Edhe pse po qëndron duke ofenduar këto ditë në Twitter, kurrë nuk do të harroj atë që ke kontribuar për hip hopin dhe karrierën time”, u shpreh Drake.

Konflikti i Drake ishte shumë prezent në rrjetet sociale.

Gjatë dhjetorit të vitit të kaluar, Kanye tha se Drake e kërcënoi me vdekje.

“Drake më kërcënoi. Kështu që nëse diçka më ndodhë mua ose familjes time, e dini nga kush e kam”, ka shkruar Kanye.

Ai po ashtu ka pretenduar se Drake i ka bërë diss në këngët me French Montanan “No Stylist” dhe “Sicko Mode” me Travis Scott.

Kanye shumë herë ka thënë se ai ka qenë njeriu kryesor prapa suksesit të Drake.

https://twitter.com/kanyewest/status/1073412438928842752

Ata kanë bashkëpunuar në hite si “Forever”, “Glow” dhe “Pop Style”, kurse ai ishte edhe regjisor i videos “Best I Ever Had” që është pjesë e mixtape “So Far Gone”.

Mixtape i Drake në 10-vjetorin e lansimit është publikuar në shërbimet muzikore online. /Telegrafi/

Exit mobile version