Telegrafi

Drake dhe J. Cole rikrijojnë foton ikonike të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit duke luajtur shah

Drake dhe J. Cole konkurruan kundër njëri-tjetrit përmes shahut, ping-pongut dhe basketbollit në videoklipin e ri për “First Person Shooter”, i cili u publikua të mërkurën (15 nëntor).

Yjet e hiphop-it rikrijuan një foto të famshme të yjeve të futbollit Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi duke luajtur shah, e cila u fotografua nga Annie Leibovitz një vit më parë si pjesë e partneritetit të tyre me “Louis Vuitton”.

37-vjeçari kanadez dhe 38-vjeçari me origjinë gjermane lansuan fillimisht bashkëpunimin e tyre hit që arriti në pozitën e parë të “US Billboard Hot 100 No. 1”, më 6 tetor nga albumi i tetë në studio i Drake, “For All the Dogs”.

Videoja muzikore pesë minutëshe ka grumbulluar tashmë gati gjysmë milioni shikime në YouTube.

“First Person Shooter” u drejtua nga Gibson Hazard – i cili më parë drejtonte video për Lil Uzi Vert, Metro Boomin dhe Lil Nas X.

Videoja muzikore filloi me Brian Baumgartner – i njohur më së miri për luajtjen e Kevin Malone në serialin sitcom të NBC “The Office” (2005–2013) – duke luajtur një lojë në kompjuterin e tij ndërsa ‘menaxhonte’ një zyrë plot me bedelë.

50-vjeçari më pas mori një telefonatë nga CEO, i cili doli të ishte Drake dhe J. Cole duke luajtur ping-pong në një zyrë e cila më pas u shndërrua në mënyrë magjike në një stadium.

Fituesi i “Grammy” – tregoi aftësitë e tij në rrathë ndërsa ishte i veshur si Spider-Man.

Lexo po ashtu Koreografja e Rihannas ia kthen 'diss'-in Drake duke postuar një foto të reperit në tentativën e dështuar për të puthur këngëtaren në "MTV VMA"

Drake – i cili gjithashtu ishte i veshur si Spider-Man – më pas e nisi me magji basketbollin rreth tokës përpara se të zbarkonte me zjarr brenda rrethit në “Scotiabank Arena”.

Videoja përfundoi me një shfaqje të poetit “Titles Ruin Everything” duke zbuluar një statujë masive të tij në qytetin e tij të Torontos.

Videoja e Drake dhe J. Cole erdhi dy ditë pasi ata shpallën turneun e tyre të përbashkët “It’s All a Blur – Big As the What?” e cila fillon më 18 janar në Ball Arena në Denver të Kolorados. /Telegrafi/