Arsenali thuhet se është i gatshëm që të lejojë Alexandre Lacazetten që të largohet në drejtim të Juventusit dhe t’i marrë shërbimet e Douglas Costas.
Biankonerët po kërkojnë një sulmues të ri dhe sipas The Athletic, francezi mund të largohet nga The Gunners për 35 milionë euro.
Kontrata e Lacazettes skadon në verën e vitit 2022 dhe sipas mediave në Londër, Arsenali është i hapur shkëmbim lojtarësh.
Mikel Arteta thuhet se e pëlqen lojën e anësorit brazilian dhe mund të transferojë atë në këtë verë.
Në anën tjetër, Lacazette ka kaluar nëpër një formë mesatare në edicionin që lamë pas, pasi shënoi dhjetë gola në 30 paraqitje në Ligën Premier. /Telegrafi/