Juventusi mund të ofrojë Douglas Costas te Chelsea për të arritur te mesfushori Jorginho.
Nuk do të ishte befasi nëse Jorginho do të bashkohej me Maurizio Sarrin, pasi dyshja kanë punuar te Napoli dhe Chelsea.
Mesfushori njihet si një nga lojtarët që e kupton futbollin e Sarrit dhe do ta ndihmonte Juventusin në arritjen e objektivave.
Sipas Sport Mediaset, klubi i Ligës Premier kërkon 50 milionë euro për italo-brazilianin, ndërsa Juve kërkon të ofrojë lojtar në shkëmbim.
Si pjesë e marrëveshjes mund të futet Douglas Costa, që llogaritet duk mes 40 deri në 45 milionë euro.
Alex Sandro është një alternativ tjetër, ndërsa Miralem Pjanic kërkon të kalojë te Barcelona. /Telegrafi/