Telegrafi

Doucoure kërkohet nga Arsenali dhe Tottenhami, por ëndërron të luajë për Liverpoolin

Abdoulaye Doucoure (Getty Images)

Mesfushori i Watfordit, Abdoulaye Doucoure, ka pranuar se do të donte të luante një ditë për Liverpoolin.

Francezi ka impresionuar fuqishëm si njeriu kryesor në mesfushën e Hornets këtë sezon.

Paraqitjet e tij superiore kanë tërhequr interesin e skuadrave të mëdha angleze, ndër to Arsenalit dhe Tottenhamit.

Lexo po ashtu Liverpooli me ofertë të lartë në drejtim të Leicesterit për Ndidin

Por, mesfushori 25-vjeçar parashikon një lëvizje në Liverpool, pasi klubi nga Anfield është ëndrra e tij.

Abdoulaye Doucoure (Getty Images)

“Liverpool është një klub që nuk ka nevojë për prezantim”, ka thënë fillimisht Doucoure për Canal Football Club.

“Unë kam qenë i paduruar për të luajtur atje, në Anfield. Doja të ndjeja atmosferën”.

Lexo po ashtu Lojtarët me më së shumti pasime të kompletuara në PL gjatë vikendit

“Për mua do të ishte një ëndërr për të luajtur në një klub si ky”, përfundoi mesfushori francez.

Çmimi i Doucoure mendohet se sillet rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/