Telegrafi

Dosja e Onkologjikut i kalon SPAK, nisin hetimet dhe për korrupsion

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar në Shqipëri (SPAK) ka regjistruar procedimin penal për çështjen e spitalit Onkologjik.

Organi i akuzës ka bërë gati dosjen dhe e ka dorëzuar në gjykatë për vlersim të masave të sigurimit për 7 të akuzuarit që u arrestuan nga Prokuroria e Tiranës.

Bëhet me dije se SPAK ka nisur hetimet edhe për “Korrupsion”, përpos “Shpërdorimit të detyrës”. Po ashtu nga ana e SPAK janë duke u verifikiar edhe disa farmaci për kondrabandë ilaçesh. Në sitën e prokurorisë do të kalojnë edhe zyrtarë të ministrisë së Shëndetësisë dhe drejtues të QSUT për çështjen e qendrës së Kobaltit.

Marrja e dosjes nga SPAK erdhi pas vendimit të Prokurorisë së Tiranës për të shpallur moskompetencën në lidhje me skandalin te spitali Onkologjik.