Klubi i madhe spanjoll, Barcelona vazhdon të bëjë tentativa për të gjetur një zëvendësues ideal për të larguarin, Neymar.
Sipas Radio Marca, Borussia Dortmund ka lëshuar një deklaratë në të cilën njofton se e refuzoi ofertën e gjigantit katalunas.
Këtë mëngjes, lojtari francez nuk kishte marrë pjesë në trajnime dhe thashethemet në lidhje me largimin e tij vetëm sa janë shtuar.
Gazeta L’Equipe njoftoi se nënshkrimi i tij me klubin spanjoll do të ishte afër, por ekipi gjerman beson se shuma (nuk zbulohet se sa) e ofruar nga Barça nuk mjafton dhe e konsideron transferimin si “shumë të vështirë”.
Sipas skuadrës gjermane, paratë e ofruara nuk i përshtaten vlerës së lojtarit apo çmimit aktual të tregut. /Telegrafi/