Telegrafi

Dortmundi pritet të “pushtohet” nga shqiptarët – plotë 50 mijë pritet të jenë në stadium ndaj Italisë

UEFA dhe autoritetet gjermane po përgatiten për mbi 50 mijë tifozë të Shqipërisë që do të jenë të pranishëm për ndeshjen kundër Italisë të shtunën në Dortmund për Euro 2024.

Ku pritet të jetë grupimi më i madh i një tifozërie duke përjashtuar nikoqiren, Gjermaninë, shkruan “ESPN”.

Edhe pse “Signal Iduna Park”, stadiumi i Dortmundit, ka kapacitet për mbi 81 mijë spektatorë për ndeshjet e klubit, stadiumi do të ketë kapacitet të reduktuar prej 62 mijë vendesh gjatë Euro 2024.

Sipas “ESPN”, biletat neutrale janë blerë pothuajse të gjitha nga shqiptarët.

Shumë banorë shqiptarë që jetojnë në Gjermani kanë blerë biletat për paraqitjen e dytë të Shqipërisë në një Kampionat Evropian, ndërsa kampionia e Evropës në fuqi, Italia pritet të mbështetet nga më pak se 10 mijë tifozë, pasi siç e cekëm më lartë biletat janë blerë nga tifozët shqiptarë.

Lexo po ashtu “Shqipëria skuadër shumë e fortë, kanë një avantazh ndaj nesh" - Cristante vlerëson kuqezinjtë para ndeshjes

Turqia, Skocia, Anglia, Holanda dhe Polonia janë vendet e tjera nga të cilat pritet të ketë numër të madh tifozësh në Gjermani. /Telegrafi/