Telegrafi

Dortmundi planifikon shitjen e Moukokos, alarmohen gjigantët anglezë

Klubet e mëdha angleze, Liverpooli dhe Chelsea janë alarmuar pasi kanë mësuar se gjermanët e Borussia Dortmund janë gati ta shesin sulmuesin Youssoufa Moukoko.

Moukoko pritet të largohet përfundimisht nga Dortmundi dhe Bundeliga.

Sipas gazetës Bild, e ardhmja e lojtarit është e paqartë pasi trajneri Edin Terzic preferon të luajë me një numër 9 klasik dhe deri tani ka preferuar Niclas Fullkrug dhe Sebastian Haller.

Kështu, sulmuesi i talentuar pritet të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit dhe destinacioni i tij i ardhshëm mund të jetë Liga Premier.

Lexo po ashtu Dortmundi pajtohet për shitjen e Moukoukos, i njofton skuadrat e interesuara për çmimin e tij

Reprezentuesi gjerman pëlqehet nga dy gjigantët anglezë, Liverpooli dhe Chelsea pasi klubi gjerman veçse kanë treguar gatishmëri për të lejuar largimin e tij në janar.

Interesim për lojtarit kanë shprehur edhe rivalët gjerman, Kolni, të cilët duan huazimin e 18-vjeçarit deri në fund të sezonit.

Megjithatë, Dortmundi preferon një shitje të Moukokos, për të pasur fonde për blerjen e një sulmuesi të ri. /Telegrafi/