Paco Alcacer thuhet se është afër transferimit te skuadra gjermane, Borussia Dortmund.
Barcelona ka transferuar disa futbollistë në këtë afat kalimtar dhe tani janë duke punuar në dalje.
Shumë futbollistë shihen si të parëndësishëm për planet e klubit katalunas dhe pritet të largohen deri në mbylljen e afatit kalimtar veror.
Njëri ndër ta është edhe sulmuesi spanjoll, Alcacer, i cili nuk ka bindur fare në Camp Nou dhe Ernesto Valverde nuk llogarit në të.
Megjithatë, nuk mungojnë skuadrat e interesuara për ish-sulmuesin e Valencias, i cili pëlqehet shumë nga Dortmundi.
Sipas gazetës Mundo Deportivo, skuadra gjermane është afër mbylljes së transferimit të sulmuesit nga Barcelona.
Dortmundi e do në skuadër lojtarin në formën e huazimit me opsion blerje. /Telegrafi/