Kremlini e ka pranuar se ekziston një kërcënim nga Ukraina pas sulmit me dronë në mëngjesin e sotëm në Moskë.
Një ndërtesë shumëkatëshe në rrethin financiar të kryeqytetit rus u dëmtua nga sulmi për herë të dytë në tre ditë, transmeton Telegrafi.
The same “#Moscow City” tower that was attacked at the werkend became once again a target of a drone. The Ministry of Economic Development of the Russian Federation is located there. The Vnukovo airport was temporarily closed, but then its work was resumed.
The Ministry of… pic.twitter.com/ZVMBl3lC9o
— NEXTA (@nexta_tv) August 1, 2023
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se ishte e qartë se ekziston një kërcënim, por refuzoi të komentonte më tej.
Ukraina nuk ka reaguar lidhur me sulmet në Rusi, dhe nuk e ka marrë përgjegjësinë për to.
Megjithatë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të dielën se lufta “po zhvendosej në Rusi”, pas sulmeve në Moskë.
Jo vetëm në Moskë, përgjatë ditëve të fundit sulme ka pasur edhe në qytete tjera të Rusisë. /Telegrafi/