Kanye West planifikon të hyjë në një “institucion trajtimi” pas një grindjeje të shëmtuar publike me ish-bashkëshorten Kim Kardashian, thuhet në një raportim të ri.
Muzikanti kaloi javë të tëra duke sulmuar ish-gruan e tij dhe të dashurin e saj Pete Davidson me ofendime nga më të ndryshmet në internet, duke krijuar polemika të mëdha në media, shkruan The Sun.
Sipas tabloidit Page Six, Kanye, 44 vjeç, shpreson se mund të bëhet “një njeri më i mirë dhe një baba më i mirë” duke kërkuar ndihmë mjekësore.
Një burim i tha gazetës se ai dhe ekipi i tij kanë kërkuar vende “me një komponent luksoz”, me sa duket në mënyrë që të mund të shërohet dhe të vazhdojë të jetojë rehat.
Burimi i brendshëm shtoi: “Ekipi i Westit ka kërkuar objektet e trajtimit për të”.
Page Six raportoi më parë se Kanye shprehu dëshirën për të kërkuar trajtim te Kimi.
Në atë kohë, një burim i brendshëm pretendoi: “Për hir të fëmijëve, Kanye i ka thënë Kimit se nuk do të bëjë ndonjë paraqitje publike apo deklarata nxitëse në rrjetet sociale dhe ai do të largohet diku për t’u përmirësuar”.
Themeluesja e markës “SKIMS” dhe vendasja e Çikagos ka katër fëmijë me reperin: North, tetë vjeçe; Saint, gjashtë vjeç; Chicago, katër vjeçe; dhe Psalmi, një vjeç.
Përfaqësuesi për media i reperit Kanye West i tha Page Six: “Në këtë kohë, Kanye është i përkushtuar për një marrëdhënie të shëndetshme bashkëprindërore me Kimin dhe është i fokusuar në rritjen e fëmijëve të tyre të bukur”.
Deklarata erdhi pasi reperi akuzoi disa herë ish-gruan e tij për bashkë-prindërim të keq, gjersa e akuzoi se nuk po e linte që t’i takonte fëmijët e tij mjaftueshëm.
Për momentin është e paqartë se në cilin institucion ka në plan Kanye të kërkojë trajtim.
Një burim i brendshëm zbuloi duke thënë: “Kanye nuk ka rënë dakord ende për një vend të caktuar, sepse ai është i shqetësuar për privatësinë e tij dhe dëshiron që vendi të jetë në një mjedis i bukur me një komponent luksoz”.
Sipas medias, ka pasur shumë diskutime rreth objekteve të mundshme në Arizona.
Tajlanda dhe Bali gjithashtu thuhet se janë mundësi të diskutueshme. /Telegrafi/