Site icon Telegrafi

Dorëhiqet ministri i Mbrojtjes i Izraelit, shkak armëpushimi në Rripin e Gazës

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Avigdor Liberman, ka njoftuar dorëheqjen e tij në qeverinë konservatore të koalicionit të kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Ai dha dorëheqje në shenjë proteste ndaj armëpushimit në Rripin e Gazës.

Duke publikuar vendimin e tij, i cili hyn në fuqi 48 orë para se të dorëzohet në formë të shkruar, Liberman karakterizoi marrëveshjen e djeshme me grupin islamik palestinez Hamas, i arritur me ndërmjetësimin e Egjiptit, si “kapitullim kundër terrorizmit”, raporton Reuters.

Grupet militante palestineze në Rripin e Gazës kanë pranuar dje një armëpushim me ndërmjetësimin e Egjiptit, që synon t’i japë fund konfliktit me Izraelin.

Hamasi dhe grupet më pak të armatosura kanë njoftuar një armëpushim në një deklaratë të përbashkët, njoftoi AP.

Marrëveshja do t’i japë fund konflikteve më të këqija midis Izraelit dhe Hamasit që nga lufta në 2014.

Exit mobile version