Telegrafi

Dorëhiqen tre ministra ukrainas

Tre ministra ukrainas dorëzuan dorëheqjet e tyre në Verkhovna Rada.

Ministrat e drejtësisë, industrive strategjike dhe mjedisit të Ukrainës kanë dorëzuar letrat e tyre të dorëheqjes në parlamentin ukrainas.

Këtë e ka konfirmuar përmes rrjeteve sociale kryetari i Rada Verkhovna, Ruslan Stefanchuk.

Bëhet fjalë për Oleksandr Kamyshyn, Ministër i Industrive Strategjike, Denis Malyushka, Ministër i Drejtësisë dhe Ruslan Strelets, Ministër i Mbrojtjes së Mjedisit dhe Burimeve Natyrore.

Përveç kësaj, kreu i Fondit të Pronës Shtetërore, Vitaliy Koval, njoftoi dorëheqjen e tij.

Stefanchuk gjithashtu deklaroi se “letrat e dorëheqjes do të shqyrtohen në një seancë plenare të ardhshme”.

Ndryshe, arsyet e dorëheqjeve nuk u deklaruan dhe vetëm Kamyshyn njoftoi se do të mbetet në sektorin e mbrojtjes, por në një pozicion tjetër. /Telegrafi/