Telegrafi

“Don’t start now” e Dua Lipës në mesin e 10 këngëve më të mira të vitit, sipas revistës prestigjoze TIME

Dua Lipa (Foto: Mark Metcalfe/Getty Images/Guliver)

Artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, në fillim të këtij muaji publikoi këngën e saj të re “Don’t start now”.

Kjo këngë fitoi menjëherë simpatinë e publikut, dhe e njëjta është promovuar nga vet artistja e cila e ka interpretuar live në eventet e rangut botëror si: MTV EMA, American Music Awards, ARIA Awards etj.

Kjo këngë, siç u shpreh vet Dua ishte përfundimi i një epoke të saj në muzikë, duke i lënë vendin një epoke të re me këngë të reja të zhanreve të ndryshme – i tillë do të jetë albumi i saj i ri që do të publikojë në vitin 2020.

“Don’t start now” përveç renditjes për javë të tëra në top listat evropiane dhe amerikane, ka arritur që së fundmi të futet në listën e top 10 këngëve më të mira të vitit, sipas Revistës TIME.

Dua Lipa në AMA (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Ka qenë vetë Dua Lipa, ajo e cila ka bërë të ditur këtë duke publikuar në InstaStory një fotografi të artikullit të publikuar nga TIME për 10 këngët më të mira të vitit.

Lexo po ashtu Nuk mungon përkrahja nga Dua Lipa: Përveç donacioneve personale, unë bashkohem me markën Bond për të grumbullaur fonde

“Faleminderit TIME për përfshirjen e “Don’t start now” në top 10 këngët më të mira të vitit 2019″, ka shkruar Lipa në InstaStory. /Telegrafi/

Foto: Dua Lipa/InstaStory