Telegrafi

Donnarumma zgjedh klubin e ardhshëm

Gianluigi Donnarumma thuhet se ka vendosur të largohet nga Milani këtë verë dhe të nënshkruajë për Paris Saint-Germain.

E ardhmja e portierit të talentuar italian pritet të marr epilog gjatë verës me një largim të tij nga San Siro.

Sipas mediumit Quotidiano Sportivo, Donnarumma ka pranuar sfidën për t’u bërë numri 1 i ardhshëm i PSG-së pasi Alphonse Areola dhe Kevin Trapp kanë dështuar të ‘blindojnë’ pozitën.

Lexo po ashtu Raiola synon ta transferojë Donnarumman te PSG gjatë verës

Publikimi i këtij mediumi shpjegon se gjigantët francezë kishin identifikuar gjithashtu Alisson Becker të Romës dhe Jan Oblak të Atletico Madridit si objektiva, por 18-vjeçari italian ishte “më i madhi”.

Donnarumma ka vetëm 18 vite, por është zgjedhja e parë e Milanit (Getty Images)

Për më tepër, bisedimet do të hapen tashmë midis agjentit të tij Mino Raiola dhe gjigantit francez, PSG dhe shumë shpejt mund të arrihet ndonjë marrëveshje.

E ardhmja e Donnarummas ka qenë subjekt i shqyrtimit intensiv, duke filluar me vendimin e tij për të mos nënshkruar një kontratë profesionale me Milanin verën e kaluar, para se të ndryshoj mendim dhe ta rinovojë atë.

Lexo po ashtu De Gea i prinë listës së portierëve që e kanë mbajtur më shumë portën e paprekur këtë sezon, pas tij vijnë Oblak dhe Ter Stegen

Megjithatë, u raportua më pas në dhjetor se Raiola ishte e pakënaqur me marrëveshjen e re, pasi drejtuesit milanez nuk ishin përmbajtur të gjitha pikave.

Sipas mediave italiane dhe tjera në Evropës, portieri i talentuar italian ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh në kontratën e tij. /Telegrafi/