Gianluigi Donnarumma thuhet se ka vendosur të largohet nga Milani këtë verë dhe të nënshkruajë për Paris Saint-Germain.
E ardhmja e portierit të talentuar italian pritet të marr epilog gjatë verës me një largim të tij nga San Siro.
Sipas mediumit Quotidiano Sportivo, Donnarumma ka pranuar sfidën për t’u bërë numri 1 i ardhshëm i PSG-së pasi Alphonse Areola dhe Kevin Trapp kanë dështuar të ‘blindojnë’ pozitën.
Publikimi i këtij mediumi shpjegon se gjigantët francezë kishin identifikuar gjithashtu Alisson Becker të Romës dhe Jan Oblak të Atletico Madridit si objektiva, por 18-vjeçari italian ishte “më i madhi”.
Për më tepër, bisedimet do të hapen tashmë midis agjentit të tij Mino Raiola dhe gjigantit francez, PSG dhe shumë shpejt mund të arrihet ndonjë marrëveshje.
E ardhmja e Donnarummas ka qenë subjekt i shqyrtimit intensiv, duke filluar me vendimin e tij për të mos nënshkruar një kontratë profesionale me Milanin verën e kaluar, para se të ndryshoj mendim dhe ta rinovojë atë.
Megjithatë, u raportua më pas në dhjetor se Raiola ishte e pakënaqur me marrëveshjen e re, pasi drejtuesit milanez nuk ishin përmbajtur të gjitha pikave.
Sipas mediave italiane dhe tjera në Evropës, portieri i talentuar italian ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh në kontratën e tij. /Telegrafi/