Telegrafi

Donnarumma, temë diskutimi mes Kloppit dhe Raiolas

Gianluigi Donnarumma (Getty Images)

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka folur me agjentin e njohur Mino Raiola në lidhje me situatën e klientit të tij, portierit Gianluigi Donnarumma.

Liverpooli po hasë në probleme për të gjetur një portier adekuat që nga largimi i Pepe Reinas dhe përkundër paraqitjeve të mira këtë sezon nga Loris Karius, drejtuesit ende janë në kërkim të një emri tjetër.

Sipas mediumit italian Tuttomercatoweb, Klopp dhe Raiola janë takuan ballë më ballë më parë këtë javë, duke shkaktuar spekulime mbi transferimin e disa nga klientët e agjentit.

Lexo po ashtu Milani përgatit shitjen e Donnarummas

Portieri i Milanit, Donnarumma pritet të largohet këtë verë pas mosmarrëveshjeve mes tij dhe tifozëve.

Donnarumma pritet të largohet në verë nga Milani (Getty Images)

Rossonero gjithashtu ka nevojë për një shitje të madhe për të kënaqur ligjet financiare të UEFA-s për Fair Play-in.

Klopp thuhet se i ka treguar Raiolas në lidhje me interesin e tij për ta parë Donnarumman në Angli.

Lexo po ashtu Liverpooli gati 68 milionë euro për Donnarumman

Milani gjithashtu do të dëshironte një shitje të portierit italian, por do të kërkojë 60 milionë euro për ta shitur atë.

Trajneri i Reds gjithashtu kuptohet se gjatë takimit e ka pyetur agjentin edhe rreth talentit holandez, Justin Kluivert. /Telegrafi/