Milan thuhet se janë gatshëm ta shesin, Gianluigi Donnarumman te PSG, duke shpresuar të riinvestojnë në Real Madrid për transferimin e Iscos ose James Rodriguezit.
Sipas La Gazzetta dello Sport dhe Corriere dello Sport, portieri italian është shumë afër të pranojë një transferim te francezët, ku do të ribashkohej me ish-drejtorin e kuqezinjve, Leonardo.
Oferta fillestare prej 20 milionë eurove plus Alphonse Areolan u refuzua, pasi gjigantët italian duan para të gatshme. Nëse parisienët do të përmbushnin çmimin e kërkuar, atëherë Pepe Reina do të bëhet numri një i portës kuqezinj.
Atletico Madrid vazhdon të kërkojë 55 milionë euro ër Angel Correan, kështu që Milani mund të kërkojë njërin prej dy lojtarëve të madrilenëve.
James Rodriguez është në dispozicion për 42 milionë euro ndërsa një tjetër mundësi është Isco, i cili vlerësohet rreth 70 milionë euro.
Merenguezët duhet të kenë para kesh për sulmuesin e kërkuar të Paris Saint-Germainit, Neymar, i cili nuk dëshiron të vazhdoj karrierën me kampionët francez. /Telegrafi/