Portieri i Milanit, Gianluigi Donnaruma thuhet se ka refuzuar skuadrën angleze, Liverpool.
Gjiganti anglez është në treg për një portier të ri, sidomos pas gabimeve fatale të Loris Karius në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.
Një emër shumë i përfolur është ai i portierit italian të Milanit, Donnarumma, i cili pëlqehet shumë nga drejtuesit e Liverpoolit.
Edhe portieri i Milanit pritet të largohet nga Rossonerët këtë verës dhe ka tërhequr një ofertë nga skuadra nga Anfield.
Është trajneri gjerman, Jurgen Klopp, i cili është i prirut për ta transferuar italianin në Ligën Premier.
Megjithatë, 19-vjeçari nuk është i etur për të shkuar në Angli edhe pse agjenti i tij Mino Raiola po shtyn drejt një largimi të tij nga Milani.
Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, Donnarumma ka refuzuar mundësinë për të bërë një transferim veror në Liverpool.
Një emër tjetër që është përmendur për portën e Liverpoolit është edhe ai i shqiptarit Thomas Strakosha dhe brazilianit të Romës, Alisson Becker. /Telegrafi/