Telegrafi

Donnarumma pritet ta zëvendësojë De Gean te Unitedi

Manchester United po e mendon transferimin e portierit të Milanit, Gianluigi Donnarumma, në këtë afat kalimtar veror.

Kontrata e David de Geas skadon në verën e vitit të ardhshëm, derisa Rossonerët raportohet se ata i duan 60 milionë euro për kartonin portierit italian.

Spanjolli 28-vjeçar është duke u lidhur në vazhdimësi me një transferim te Real Madridi, gjersa Paris Saint-Germain ka shfaqur interesim për të dhe për 20-vjeçarin italian.

Gianluigi Donnarumma (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Tuttosport raporton se Milani është i gatshëm që ta shesë në këtë verë Donnarumman, mirëpo kërkon së paku 60 milionë euro për kartonin e tij.

Lexo po ashtu Largimi i Buffonit i hap rrugë PSG-së që të bëjë ofertë për De Gean

Ole Gunnar Solskjaer ka kërkuar nga Djajtë e Kuq që ta paguajnë shumën e kërkuar nga klubi italian, ndërsa po përgatitet të bëjë një revolucion të thellë në skuadër.

Skuadra angleze dështoi në sezonin e kaluar të kualifikohej në Ligën e Kampionëve, pasi përfunduan në pozitën e gjashtë në Ligën Premier, andaj nga sezoni i ri do të luajnë në Ligën e Evropës. /Telegrafi/