Manchester United po e mendon transferimin e portierit të Milanit, Gianluigi Donnarumma, në këtë afat kalimtar veror.
Kontrata e David de Geas skadon në verën e vitit të ardhshëm, derisa Rossonerët raportohet se ata i duan 60 milionë euro për kartonin portierit italian.
Spanjolli 28-vjeçar është duke u lidhur në vazhdimësi me një transferim te Real Madridi, gjersa Paris Saint-Germain ka shfaqur interesim për të dhe për 20-vjeçarin italian.
Tuttosport raporton se Milani është i gatshëm që ta shesë në këtë verë Donnarumman, mirëpo kërkon së paku 60 milionë euro për kartonin e tij.
Ole Gunnar Solskjaer ka kërkuar nga Djajtë e Kuq që ta paguajnë shumën e kërkuar nga klubi italian, ndërsa po përgatitet të bëjë një revolucion të thellë në skuadër.
Skuadra angleze dështoi në sezonin e kaluar të kualifikohej në Ligën e Kampionëve, pasi përfunduan në pozitën e gjashtë në Ligën Premier, andaj nga sezoni i ri do të luajnë në Ligën e Evropës. /Telegrafi/