Sipas medieve italiane, agjenti Mino Raiola, personalisht i ka ofruar portierin e Milanit, Gianluigi Donnarumma tek Real Madrid.
18-vjeçari italian ka vetëm një sezon më shumë në kontratën e tij dhe deri më tani nuk ka pranuar të nënshkruajë marrëveshjen e re, me të cilën do të fitonte 4.5 milionë euro në vit.
Sipas Mediaset Premium, Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez konfirmoi se Raiola i ofroi atij Donnarumma në një takim, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, klubi Merengues publikisht e mbështeti Keylor Navasin e tyre, duke i përjashtuar ata nga transferimi i reprezentuesit italian.
Manchester City ka hequr dorë nga Donnarumma, duke transferuar për 32 milionë funte portierin Ederson këtë javë, kështu që Manchester United është realisht klubi i vetëm që mund të kërcënojë Milanin në këtë pikë. /Telegrafi/