Prioritet i Gianluigi Donnarummas është rinovimi i kontratës me Milanin, përkundër interesimit të Juventusit.
Drejtori gjeneral i Bianconerëve, Giuseppe Marotta, është shprehur se klubi i tij e dëshiron portierin i ri si zëvendësues të Gianluigi Buffonit kur të pensionohet.
Portieri legjendar ka njoftuar se do t’i heqë dorëzat pas Kampionatit Botëror, ‘Rusia 2018’, ndërsa pikërisht atëherë i skadon kontrata Donnarummas me Rossonerët.
Corriere dello Sport raportoi më herët se 17-vjeçari e dëshiron kalimin te Zonja e Vjetër.
Mirëpo, sipas calciomercato.com, prioritet i portierit të ri është që të rinovojë me Milanin, një kontratë që do t’i sillte dy milionë euro përfitime për sezon.
Një marrëveshje e tillë thuhet se është arritur mes përfaqësuesve të Donnarummas dhe Adriano Gallianit dhe pritet të nënshkruhet në janar, në ditëlindjen e 18-të të italianit. /Telegrafi/