Telegrafi

Donika Mëziu modelja kosovare e suksesshme në disa projekte (Foto)

Modelja kosovare Donika Mëziu është një prej modeleve më të kërkuara për momentin.

Ajo ka linudr në Gjermani, por si e vogël është kthyer për të jetuar në Kosovë, vend në të cilin edhe e zhvillon aktualisht karrierën e saj si modele.

Ka bashkëpunuar me disa stiliste të njohura kosovare, ndër to edhe me të talentuarën Drenusha Xharra.

Përndryshe, Mëziu ka qenë edhe pjesëmarrëse në klipin “Mama” të këngëtarëve me renome boterore Jonas Blue dhe William Singe.

Është figurë ekskluzive e “Studio Sellma”, ndërsa ka luajtur edhe në disa seriale vendore si “Çka ka shpija”, “Egjeli”, “O Sa Mirë” etj.

Në setin fotografik të realizuar së fundmi, ajo shfaqet mjaft bukur, e këndshme dhe me ngjyra. /Telegrafi/