Telegrafi

Doni të pasuroheni? Ja pra çfarë duhet të studioni! (Foto)

A doni vërtetë të pasuroheni? Nëse po, atëherë studiojeni Ekonomikun.

Ky përfundim vjen nga faqja kërkimore Emolument.com, që ka përpiluar listën e pagave më të larta mesatare, që njerëzit në mbarë botën i fitojnë pesë vite pas përfundimit të studimeve të tyre, transmeton Telegrafi.

Siç mund në shihni në listën e mëposhtme, Ekonomia dhe Drejtësia janë shkencat më fitimprurëse shoqërore, përderisa në pjesën tjetër të listës dominojnë edhe shkencat natyrore.

I njëjti studim ka gjetur se të punësuarit me një diplomë në Fakultetin e Ekonomisë, pas 15 viteve në shtëpi kanë sjell fitime të përafërta në vlerën prej 126 mijë funteve (174 mijë euro)

Arti gjendet tek në vendin 14, me 25 mijë funte në nivelin vjetor, ndërsa për gazetari të mos pyesim fare.

Rezultatet e mëposhtme janë dhënë në vlerën monetare të Britanisë: £ – funt (në momentin e publikimit të këtij shkrimi, një funt është e barabartë me 1.38 euro).

1. Ekonomia – 45.000 £

2. Drejtësia – 42.000 £

3. Matematika/Statistika – 39.000 £

4. Kimi/Shkencat natyrore – 38.000 £

5. Kontabilitet/Tregtia/Financa – 37.000 £

6. Inxhinieri – 37.000 £

7. Shkencat kompjuterike – 37.000 £

8. Fizikë/Biologji/Shëndetësi – 36.000 £

9. Menaxhment /Strategji – 36.000 £

10. Histori/ Gjeografi/Politikë – 34.000 £

11. Gjuhët moderne – 32,000 £

12. Filozofi – 32,000 £

13. Letërsia angleze – 31,000 £

14. Artet e bukura/Dizajni – 25,000 £

/Telegrafi/