Telegrafi

Donatella Versace i komenton Dua Lipës për filmin “Zgjoi”: Kosova ka shumëçka për t’u krenuar

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, ka bërë një reagim ditën e djeshme pasi filmi kosovar “Zgjoi” është futur në listën e ngushtë të filmave për çmimin prestigjioz ‘Oscar’.

Krijuesja e hitit “One Kiss” tha se është shumë krenare për këtë dhe se kjo është mënyra më e mirë për ta përfunduar vitin 2021.

Në postimin e Lipës, të shpërndarë në Instagram, një koment e ka bërë edhe themeluesja e kompanisë së famshme “Versace”, Donatella Versace.

Ajo ndër të tjerash ka theksuar se Kosova ka shumëçka për t’u krenuar.

Lexo po ashtu "Zgjoi" më afër nominimit për Oscars 2022, Dua Lipa: Lajmi më i mirë për t'u zgjuar

“Mrekulli! Ti duhet të jesh shumë krenare Dua, Kosova ka shumëçka për t’u krenuar”, ka qenë komenti i Donatellas.

Foto: Screenshot/Instagram

“Hive” (Zgjoi) ndërkohë bën pjesë në listën e ngushtë të 15 filmave ndërkombëtar për edicionin e 94-të të ceremonisë së ‘Oscars’.

Ky film është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetesën e familjes. /Telegrafi/

Pamje nga filmi “Zgjoi” (Foto: Facebook)