Telegrafi

Donald Trump do të mësojë nesër, nëse presidenti me të cilin shtrënguan duart është i prekur nga coronavirusi

Presidenti amerikan Donald Trump do të mësojë të premten nëse presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, ka dalë pozitiv në testet për coronavirus, sipas raporteve të Brazilit, pasi të dy burrat kanë darkuar së bashku në Mar-a-Lago të shtunën, ku edhe shtrënguan duart.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Bolsonaro u kontrollua për sëmundjen pasi ndihmësi i tij Fabio Wajngarten u testua pozitiv.

Udhëheqësi brazilian duhet të ketë rezultatet e tij të premten.

Lexo po ashtu U takua javën e kaluar me presidentin Trump, zyrtari brazilian del pozitiv me coronavirus

Dhe Trump, siç shkruan Daily Mail, edhe një herë ka injoruar shqetësimet për takimin – të fundit në një seri pretendimesh se presidenti ka pasur kontakte me njerëz që janë të prekur me coronavirusin.

Siç bëhet e ditur më tej, të dy, Bolsonaro dhe Wajngarten, sekretari i tij i shtypit, ishin në Shtëpinë e Bardhë të natën e shtunë. /Telegrafi/