Telegrafi

Don Xhoni zbulon datën e lansimit të projektit “Baby”

Don Xhoni (Foto: Instagram/don_xhoni)

Rep-artisti me prejardhje nga Drenasi, Don Xhoni, po vazhdon të bëjë bujë në industrinë muzikore.

I konsideruar si ‘sensacioni i karantinës’, tashmë reperi ka filluar të thyej çdo barrierë, duke grumbulluar mijëra fansa.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Doni ka bërë të ditur se projekti më i ri “Baby” do të publikohet pas dy ditësh.

Me anë të këtij lajmi, ai është parë me një vajzë dorë për dorë, ndërsa i kishin dhënë videos ngjyrime verore.

Lexo po ashtu Don Xhoni së shpejti lanson këngën “Baby Baby”

Përndryshe, reperi shqiptar me vetëm disa këngë ka filluar të mbajë koncerte në Shqipëri, ku edhe po merr dashuri të madhe nga adhuruesit e muzikës së tij.

“Tjera Llafe” titullohet projekti i tij i fundit, që për një kohë shumë të shkurtër arriti mbi katër milionë klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/