Gjatë kohës kur shumica e popullsisë po izoloheshin për shkak të pandemisë coronavirus, estrada shqiptare filloi të shumohej.
Don Xhoni është ndër rep-artistët shqiptar që rezultoi të jetë sensacion gjatë këtij viti, me vetëm një paraqitje të tij televizive.
Përpos famës që mori, ai është duke marrë edhe komente në të cilat thuhet se ai nuk po bën gjë, e për këtë ai ka një përgjigje.
Në një postim në rrjetin social Instagram, reperi ka bërë të ditur se ka të gatshme tre këngë, për të cilat i është dashur kohë t’i realizojë.
“Jo një këngë por tre janë realizuar 80%. Për ju që po mendoni se nuk jam duke bërë gjë. Tre projekte tejet të mëdha që kanë kërkuar kohë”, ka shkruar ai në mbishkrimin e imazhit.
Vlen të përmendet se para një muaji, Doni në bashkëpunim me Enca Haxhia, solli në treg këngën “Break Down”. /Telegrafi/