Rap-artisti i njohur shqiptar, Don Xhoni, këtë vit ka shënuar një sukses të madh me projektin e ri muzikor.
Bëhet fjalë për këngën “Katile”, e cila ka thyer rekorde klikimesh për vetëm një muaj.
Ky projekt për kaq kohë të shkurtër ka arritur të grumbulloj mbi 30 milionë klikime në platformën YouTube.
Lajmi është bërë i ditur nga vet artisti me anë të një postimi të shpërndarë me fansat në InstaStory.
I njëjti thekson që nuk ka inat me ndonjë artist tjetër, por këtë e konsideron si hit të verës.
“Pa pasur inat me asnjë artist, po flasim vetëm me fakte kënga Katile është hiti i verës”, tha ai.
“30 milionë për një muaj, e jo dy muaj. Do të thyejmë akoma rekorde këtë vit”, shton më tej Don Xhoni.
Artisti nga Drenica vlen të ceket se ka qenë në masë të madhe i angazhuar edhe me koncerte. /Telegrafi/