Telegrafi

Don Xhoni sjell këngën e re “Baby”

Don Xhoni (Foto: YouTube)

Reperi nga Drenica, Don Xhoni, ditën e sotme (e mërkurë) ka publikuar projektin e ri muzikor.

“Baby” titullohet kënga e tij e re, të cilën e ka shoqëruar me një video të veçantë në bregdetin shqiptar.

Tekstin e ka shkruar vet artisti, teksa për miksimin dhe masterizimin është përkujdesur producenti Rzon.

Don Xhoni (Foto: YouTube)

Krahas këngës, Don Xhoni ka bërë një paraqitje të mahnitshme përkrah një modeleje duke iu përshtatur edhe klipit veror.

Producent ekzekutiv i këtij projekti është Besart Muqolli.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Fenomeni i karantinës tanimë këngën e ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale e po ashtu edhe në YouTube.

Ky është projekti i dytë i realizuar me klip i Don Xhonit, i cili famën e madhe e arriti në emisionin “Gjoni Black” me Meriton Mjekiqin. /Telegrafi/