Ai momentalisht është njëri nga artistët shqiptarë që për pak vite në skenë ka bërë bujë të madhe.
Bëhet fjalë për reperin nga Drenica, Don Xhon, i cili përgjatë një periudhe të shkurtër solli hite të mëdha e në bazë të kësaj edhe përfitime të shumta.
Në kuadër të gjithë kësaj, Xhonatan Isufi (emri i vërtetë) është etiketuar shpesh në rrjete sociale e faqet rozë për shpenzimet që bën në veshje.
Edhe këtë herë, faqja ‘Closet Shqip’ ka publikuar një fotografi të reperit në një nga paraqitjet e tij me xhaketë të markës ‘Gucci’.
Kjo xhaketë thuhet të ketë vlerën e mbi 3.000 eurove.
Ka të bëjë me disa fotografi të fundit të reperit, përmes të cilave tregoi se projekti i tij i ri ka grumbulluar mbi tre milionë klikime.
I njëjti vetëm pak ditë më parë solli bashkëpunimin e ri me reperen Loredana Zefi, kënga e të cilëve është shndërruar në hit. /Telegrafi/