Don Xhoni është njëri nga artistët, i cili kohët e fundit ka debutuar në estradën shqiptare.
Për një kohë shumë të shkurtër ai u shndërrua në sensacion, pas paraqitjes me ‘freestyle’ në një emision televiziv.
Që nga atëherë, reperi nga Drenasi është njëri nga më të përfolurit, pasi tekstet e fundit të tij ishin eksplicite. Tashmë Doni ka gati projektin e tij të ri muzikor, pas miliona klikimeve që mori në këngët e fundit.
“Tjera Llafe” titullohet kënga e re, për të cilën fansat e tij kanë filluar të shprehin dëshirën që të lansohet sa më shpejt.
Reperi ende është duke shijuar suksesin e ‘freestyle’ të fundit, ku “Diversitet” ka grumbulluar tani rreth katër milionë klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/