Site icon Telegrafi

Don Xhoni reagon pasi ia publikuan pa autorizim këngën, paralajmëron lansimin e mëhershëm të projektit “Kokaina”

Foto: DOn Xhoni/Instagram

Shumë emra të njohur të muzikës përballen vazhdimisht me probleme kibernetike, e posaçërisht me publikimin e parakohshëm të projekteve të tyre muzikore.

Një gjë e tillë i ka ndodhur reperit Don Xhon, të cilit i është publikuar pa miratimin e tij, kënga e tij e re me titull “Kokaina”.

Për këtë arsye, ai vendosi që para kohe ta publikojë me klip këngën e tij dhe për këtë ka njoftuar përmes një shkrimi në InstaStory.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ai shkroi se gjëra të tilla nuk janë të rrugës për t’u bërë, teksa ka “përshëndetur”, personin që ia publikoi para kohe këngën.

Foto: Don Xhoni/InstaStory

“E di qe u bo konga KOKAINA leak për ket arsye publikohet nesër në ora 20:00. Nuk osht mire mundin qe e ka bo dikush ndjersen edhe punen edhe nese e keni kongen me postu pa tdrejta t artistit. Gjithdrdi ati-asaj qe e ka bo leak ja pershendes me te dashurit e familjes. Nuk ka kush na ndal mas krejt ksaj dashnie e krejt kti suporti qe cdo dit e ma shume po rritet. Ju dua, Don Xhoni”, shkroi Don Xhoni në InstaStory.

“Kokaina” përndryshe do të publikohet sot (e martë) në orën 20:00. /Telegrafi/

Exit mobile version