Rep-artisti me prejardhje nga Drenasi, Don Xhoni, është bërë sensacion në muajt e fundit.
Krejt kjo për shkak të një paraqitjeje të tij përmes ‘freestyle’ të ndryshëm në emision televiziv.
Reperi ka arritur që të grumbullojë mijëra fansa, të cilët mezi kanë pritur një projekt muzikor nga ai.
“Tjera llafe” titullohet kënga e tij e radhës, të cilës i ka publikuar edhe disa sekuenca të klipi.
Në rrjetin social Instagram, reperi ka publikuar një pjesë të klipit, teksa bën të ditur se me datë 14 të këtij muaji do të lansohet projekti.
Ndërkaq, “Diversitet” është ‘freestyle’ i tij i fundit që arriti të marrë 4.6 milionë klikime deri më tani. /Telegrafi/